Rusia urdhëron dëbimin e dhjetëra diplomatëve

Rusia ka njoftuar stafin e disa ambasadave perëndimore se do të dëbojë diplomatët e tyre.

Ministria e Jashtme ruse ka thirrur në një takim më 30 mars krerët e 23 misioneve diplomatike, shumica anëtarë të BE-së dhe aleatë të Britanisë dhe i ka njoftuar për dëbimin e 60 diplomatëve, transmeton REL.

Britania e ka akuzuar Moskën se qëndron prapa sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Britania dhe dhjetëra shtete, përshfirë Shtetet e Bashkuara, kanë dëbuar rreth 150 diplomatë rusë.

Agjencia Reuters ka cituar zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse , Maria Zakharova të ketë thënë se Britania duhet të shkurtojnë “pak më shumë se 50” diplomatë të stacionuar në Rusi.

“Kemi kërkuar barazi. Britanikët kanë 50 diplomatë më shumë se rusët”, është cituar të ketë thënë Zakoharova.

Rusia ka thënë se do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke dëbuar diplomatët e vendeve perëndimore. Më herët gjatë kësaj jave, Rusia ka dëbuar 60 diplomatë të SHBA-së dhe ka mbyllur konsullatën amerikane në Shën Petersburg.

Moska vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në sulmin me agjent nervor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button