Nimetz, optimist për të ardhmen e bisedimeve për emrin e Maqedonisë

Matthew Nimetz, ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, tha se është “optimist për të ardhmen”, transmeton REL.

Nimetz i bëri komentet pas takimit me ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë në Vjenë.

Ai tha se takimi ka lënë “ndjenjë shumë pozitive” dhe se është bërë përparim në “disa nga aspektet më pak kontroverse të një marrëveshjeje”.

“Një seri takimesh do të vazhdojë në të ardhmen”, tha Nimetz.

Athina dhe Shkupi janë në mosmarrëveshje për emrin e Maqedonisë qysh në vitin 1991 kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë.

Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.

Bisedimet për zgjidhjen e kontestit janë intensifikuar muajve të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button