Deputetët e LSDM-së letër të hapur Gruevskit

Në lidhje me intervistën e kryeministrit Nikolla Gruevski e transmetuar nga ana e agjencisë MIA, deputetët e LSDM-së sot kanë shkruar letër të hapur drejtuar Gruevskit. Në letrën e hapur deputetët e LSDM-së shprehin shqetësimin dhe mos pajtimin me qëndrimet e tij të shprehura në intervistën për MIA.

Sipas deputetëve, në këtë intervistë shfaqet një agresivitet dhe frustrim kur bëhet fjalë për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, të cilat, sipas tyre, të theksuara në mënyrë joprincipiele sipas mendimit dhe qëndrimit tuaj personal.

Marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n nuk janë punë e juaja private dhe ato nuk guxojnë t’u nënshtrohen interpretimeve tuaja personale emocionale. Përderisa jeni kryeministër, është obligim i juaji që të punoni dhe të përfaqësoni në interes të të gjithë qytetarëve, të cilët mendojnë se integrimet euroatlantike janë prioritet i lartë strategjik i këtij shteti. Në përputhshmëri me këtë, Ju paguheni nga ana e qytetarëve që t’i realizoni ato interesa pa marrë parasysh bindjet dhe ndjenjat e juaja personale.

Në këtë letër deputetët pyesin Kryeministrin se kë e përfaqësonte ai me sulmet ndaj partnerëve strategjikë dhe se kush ia dha atij të drejtën që në emër të dy milionë qytetarëve të prish marrëdhëniet me gjithë bashkësinë ndërkombëtare! Ata gjithashtu shprehën se nuk mendojnë se çështja e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO është një pyetje për zëvendës Ministër, e as se  institucioni Kryetar i Republikës së Maqedonisë duhet degraduar. 

Deputetët e LSDM-së këshillojnë Kryeministrin Gruevski që ai, së bashku me Kryetarin e shtetit të drejtohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku para tërë opinionit do të referojnë për qëndrimin zyrtar të kreut të shtetit dhe për atë se cilat janë planet në lidhje me integrimet euroatlantike të vendit pas Samitit të NATO-s në Çikago./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button