Kina paralajmëron SHBA-te rreth luftës tregtare

Në rast të luftës tregtare me SHBA-të, Kina paralajmëroi që për mbrojtjen e interesave kombëtare, do të shkojë deri në fund, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën për media të mbajtur në Pekin, zëdhënësi i ministrisë së Ekonomisë, Gao Fing, tha se janë kundër detyrimeve doganore shtesë prej 60 miliardë dollarë që SHBA do i vendosin për Kinën dhe i bëri thirrje qeverisë së Washington-it që të braktisë njëanshmërinë dhe mbrojtjen komerciale.

“Shpresojmë që SHBA-të do të tërheqin frerët e kalit para arritjes te shkëmbi”, u shpreh Gao, duke thënë se në të kundërtën, për mbrojtjen e interesave kombëtare edhe ata janë të gatshëm të shkojnë deri në fund.

Duke tërhequr vërejtje se “metodat e gabuara” të SHBA-së i ngjasojnë hapjes së kutisë së Pandorës, Gao shtoi që këto masa do të krijojnë efektin zinxhir dhe do të bëhen shkaktarë për përhapjen e “virusit të mbrojtjes tregtare” në tërë botën.

Masat tregtare të qeverisë së Washingtonit ndaj Kinës, Gao i cilësoi si “mentalitet i luftës së ftohtë dhe lojë pa fitues”. Ai më tej pohoi që në rast të bisedimeve dypalëshe në kushte të barabarta, do mund që nëpërmjet metodave fito-fito dhe bashkëpunimit të arrihet në zgjidhje.

Në muajin gusht, Departamenti i Thesarit dhe Përfaqësuesi Tregtar Amerikan (USTR), pas kërkesës së Shtëpisë së Bardhë, realizoi një hetim në kuadër të seksionit 301 nga Akti për Tregti i vitit 1974. Gjatë këtij hetimi, u arrit në përfundimin që Kina ka praktikuar rrugë të papërshtatshme për qasje në teknologjinë e prodhuar në SHBA. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi njoftimin për detyrime shtesë dhe kufizim të investimeve në vlerën prej 60 miliardë dollarësh.

Njoftimi parasheh që të sillet 25 për qind detyrime doganore shtesë për disa prodhime kineze të përcaktuara nga USTR. Tatimi doganor në fjalë, planifikohet të zbatohet për teknologjitë e mbrojtje, aviacionit dhe informative si dhe sektorit prodhues. Pritet që në ditët në vijim të publikohet dhe lista e produkteve të cilat do të jenë të ndikuar nga tatimet.

Nga ana tjetër, Kina planifikon që tatimet prej 3 miliardë dollarësh në importet e produkteve të SHBA-së t’i rrisë në dy faza edhe atë 15 për qind gjegjësisht 25 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button