Kumanovë: U shënua dita e zjarrfikësve

Sot në sheshin e Kumanovës me ekspozimin e automjeteve profesionale dhe ndarjen e materialit propagandues, u shënua 21 maji Dita e zjarrfikësve në Kumanovë. 

Në deklaratë për mediat, Çaslav Jovanoviq, sekretar i Shoqatës së zjarrfikësve tha se kjo veprimtari në Kumanovë ka filluar më vitin 1932 me themelimin e njësisë së atëhershme zjarrfikëse, e cila gjatë këtyre 8 dekadave është zhvilluar si në aspektin kadrovik profesional, poashtu edhe në aspektin e furnizimit me mekanizëm të përsosur profesionist.

“Deri para themelimit të njësisë së zjarrëfikësve në vitin 1932, në shuarjen e zjarrëve kanë marrur pjesë tregtarë, qytetarë e kalimtarë të rastit, kurse ja brenda tetë dekadave Njësia e zjarrëfikësve në Kumanovë është shndërruar në një njësi profesioniste dhe ekspeditive me 27 të punësuar”, tha ndër tjerash Çasllav Jovanoviq. 

Përndryshe, shënimi i 21 majit – Ditës së zjarrëfikësve organizohet nga Njësiti i zjarrëfikësve, vetadministrata lokale dhe Drejtoria për shpëtim në Kumanovë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button