Konferencë “Liria dhe privatësia në internet”

“Mbrojtja e të dhënave personale dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes paraqesin problem në nivel botëror, për shkak të vështirësive të kontrollit të internetit.Globalisht vërejmë rritje të vetëdijes në lidhje me rrezikun e internetit. Ka njerëz që thonë se internet duhet të kontrollohet, tjerët thonë se duhet të ketë liri të plotë. Për momentin ekzistojnë më tepër mendime se si të sigurohet liri e përshtatshme e shprehjes, dhe të rritjes së vetëdijes në thuajse të gjitha shtetet botërore” tha sot ambasadori francez Jean-Claude Schlumberger në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Liria dhe privatësia e internetit”.

Ai theksoi rëndësinë e rregullimit të kësaj çështjeje me ligj nacional.

Pikërisht për këtë shkak sjellja e ligjeve në nivel nacional është shumë me rëndësi. Në Francë kemi ligj për mbrojtjen e të dhënave personale të cilin e kemi shumë të rëndësishëm. Në Maqedoni e di se po zhvillohet debat publik, dhe besoj se sot do të kontribuojmë në atë debat” tha Schlumberger.

Ekspertëve maqedonas dhe francez në lëminë e internet shoqërisë iu drejtua edhe drejtori i “Metamorphosis” për Maqedoni, Bardhyl Jashari.

Qytetarët marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes vetëm nëse të dhënat e tyre personale janë të mbrojtura. Nëse të dhënat e tyre mblidhen nga bizneset dhe institucionet ato do të përdoren në mënyrë që të mos dëmtohen qytetarët” theksoi Jashari.

Konferencën e organizoi fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me institutin për të drejtat e njeriut dhe paqe nga Kaeni. Kjo konferencë është pjesë e projektit disavjeçar për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Ulët, e ndihmuar nga rrjeti France-Ballkan. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button