Letër Obamës: Pa nevojë zvarritet ftesa e Maqedonisë për në NATO

Ish-sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Donald Ramsfeld dhe Uiliam Koen dhe ish-sekretari i Mbrojtjes dhe ish-sekretari i Mbrojtjes dhe këshilltari i Bill Klinton, Sendi Berger dërguan letër deri te presidenti amerikan Barak Obama në të cilën kërkojnë që të mos anulohet më ftesa për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë.

Në letrën mestjerash tre “lobistët” për anëtarësimin në Aleancën nënvizojnë se Maqedonia ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim dhe është njëra nga mbështeteset më të mëdha të misionit të NATO-s në Afganistan sipas numrit të banorëve.

“Sot NATO është në udhëkryq. Derisa anëtaret e NATO-s e zvogëlojnë shpenzimin për mbrojtje, vendet e reja aspirantë për anëtarësim të Evropës Juglindore mund t’i sigurojnë kapacitetet e nevojshme dhe resurset njerëzore për Aleancën. Ky rajon vazhdimisht përparon pas konflikteve në vitin 1990, por stabiliteti i Ballkanit nuk mund të konsiderohet si i garantuar. Prej këtu, meqë sivjet nuk pritet që në agjendën e samitit të NATO-s të jetë zgjerimi, druaj se dera për zgjerim nuk do të jetë e hapur në Çikago –  theksojnë Ramsfeld, Koen dhe Berger në letrën drejtuar Obamës.

Në letrën theksojnë se Maqedonia e cila i plotëson kushtet për anëtarësim në NATO, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Gjeorgjia të cilat po ashtu janë të angazhuara për anëtarësim në Aleancën, do të jenë të dekurajuara nga vazhdimi me proceset e vështira reformuese nëse nuk mbahet nisma në procesin e zgjerimit. /portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button