Samiti i Çikagos reprizë e Bukureshtit

Edhe ky samit sikur ai i vitit 2008 në Bukuresht nuk solli ndonjë risi lidhur me zgjerimin për Maqedoninë.

Konstatimi i këtij samiti për Maqedoninë është se vendi do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO pasi të zgjidhet problemi me emrin kushtetues të vendit.

“Ftesë për IRFJM do të ketë menjëherë sapo të arrihet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për emrin, në kuadër të KB-ve dhe fuqishëm bëjmë thirrje për intensifikimin e këtyre përpjekjeve.

Zgjidhja e shpejtë do të shoqërohet me anëtarësim i cili do të kontribojë për stabilitetin e rajonit. I inkurajojmë negociatat dhe vazhdimin e tyre që të vazhdojnë sa më shpejtë”, qëndron në konstatimin e komunikatës nga Samiti i Çikagos.

Lajme të ngjashme

Back to top button