APEL për ndihmë: Familja Imeri pa kulm mbi kokë dhe e harruar

As dy kilometra nga ndërtesat shumëkatëshe në një kasollë të cilën ai e quan shtëpi jeton tetëdhjetë e një  vjeçari Ajredini Imeri, ai është kryefamiljar i familjes Imeri, dhe në supet e tija mbartë një barë të rëndë pasi gjatë gjithë jetës së tij, një dhimbje të madhe me të cilën ballafaqohet edhe sot.

Zoti i ka falur dy djem Rasimin dhe Kurtishin , por të dy që nga fëmijëria janë invalid dhe të paaftë për punë. Rasimi është 36 vjeçar dhe ka një vajzë 12 vjeçe cila është në klasë të gjashtë.  Për veten dhe për rritjen e vajzës ës vetme, i paaftë për të bërë ndonjë punë Rasimit shteti i ka ndarë ndihmë sociale në vlerë prej 3800 denarë, që nuk i dalin as për veten e tij, e lëre më për ti plotësuar nevojat dhe dëshirat e një vajze në moshë aq të re.

Në familjen e vëllait të tij, Kurtishit, vërehet gjendje edhe  më e rëndë.  Kurtish Imieri 32 vjeç, ka dy fëmijë, dy djem të shëndosh që për fat të mirë nuk kanë trashëguar invaliditetin që ka i ati, por edhe ky si vëllai i tij nuk arrin tu krijojë kushte normale për jetesë. Gjendja përkeqësohet sidomos gjatë dimrit, i cili paraqet veç tmerr për ta dhe armikun më të madh.

Një kasolle e vjetër që mezi mbahet në këmbë ,është shumë e dobët për ti përballuar acarit dimëror, kasolle me mure të lagura që kullojnë ujë, shtëpi kjo që siç thotë Kurtishi, sikur frikohet të ftohtit, muret e saja marrim ngjyrë të zezë ,si duket edhe ata dorëzohen nga i  ftohti, ndërsa mungesa e drunjtëve për nxehje është e përvitshme, deri në pranverë, që është gëzimi dhe rehatia e tyre, sepse uria përballohet, shumë më lehtë kur rrezet e ngrohta të diellit depërtojnë në brendinë e kasolles dhe sjellin shpresë për ta.

Babai Ajredini  shpreh dëshpërimin e tij duke thënë se i gjallë nuk mund të futem në dhe, dhe të shpëtoj nga kjo agoni’.

‘Vetëm unë e di se si i kam rritur këta fëmijë, tash jam duke jetuar me Kurtishin,  ai merr ndihmë vetëm 1700 denarë dhe nuk ka se me çka ti ushqejë fëmijët e tij, asnjëherë nuk kemi pasur ndihmë nga komuna e Tetovës, asnjëherë nuk e mbajë mend se ndonjë kryetarë i komunës na ka ardhur dhe të na vizitojë se në çfarë kushte jemi duke jetuar’, thotë plaku 81 vjeçar.

Ai, megjithatë nuk bën fajtor askënd për fatin e tij të zi. ‘Më të thanë të drejtën unë nuk i zë faj askujt, e kuptoj se tash është krizë financiare, të gjithë janë pa punë dhe nuk mund të pres se ndokush të vjen e të na ndihmojë’.

 Ka njerëz të cilët na sjellim ndihma,  thot Ajredini, i cili kur e përmend fjalën ndihmë i sikur i humbet zëri, sepse për një burë nuk është lehtë ta shtrish dorën për lëmoshë.  Zëri i tij menzi  del nga ai pak shprirt që i ka ngelur, duhet që të vdesësh që dikush që të të ndihmojë, thotë i dëshpëruar ai.

‘Kësaj mund ti thuash gjithçka por jo jetë, deri më tani nuk kam paguar gjashtë fatura të rrymës , pres të vijë ramazani dhe atëherë na sjellin vitrat dhe do kem  mundësi të paguaj rrymën se për tash nuk kam as barkun ta ngopë, një muaj na sjellim por 11 muaj të tjerë vetëm un e di se si  jam duke jetuar. I shikoj fëmijët në këtë gjendje dhe nuk kam mundësi tu ndihmojë. Është një jetë e vështirë’ këto ishin fjalët që i thoshte në çdo përfundim të fjalisë së tij.

Rasimi, djali i tij i parë është operuar 10 herë, por asnjë operacion nuk e bëri atë që të ecte, nuk është më e mirë as gjendja shëndetësore e djalit tjetër Kurtishit.

‘Rasimin e kamë të bërë dhjetë herë operacion,  por më kotë  ai nuk mund të ecë dhe të lëvizë, ndërsa Kurtishi është bërë dy herë dhe doli që ai nuk është i aftë për punë dhe për të ecur, na duheshin para, shumë mundë,  vetëm unë e di se si i kam arritur , të gjitha operacionet i kanë bërë në Shkup dhe kamë pas shumë harxhime, edhe bukë nuk kamë ngrënë,  vetëm që të shërohen djemtë por i gjithë ky mund ishte i kotë’ thotë Ajredini.

Ai tash i sheh djemtë e tij, si nuk mund të risin nipat e mbesat, dhimbja i ritet çdo ditë, në kasollen e vjetër, do të më gjej vdekja me sy hapur,  se ku do ti lë, dhe në çfarë mjerimi djemtë dhe fëmijët e tyre.

Vetëm një prind mund ta kuptoj se si e kam, na tha Ajredini, me të cilin u përshëndetëm duke shpresuar se dikush prapo se prap do të troket në derën e këtij nevojtari, dhe ti ndihmojë të paktën për ndonjë ditë, ta ketë ushqimin e siguruar.

(Nëse dëshironi të ndihmoni këtë familje mund të paraqiteni në këtë numër telefoni, Kurtish Imeri: 071/962-193)

Lajme të ngjashme

Back to top button