Fjalim i Ivanovit para Këshillit Veriatlantik

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov do të drejtohet në takimin e Këshillit Veriatlantik për Afganistanin.

Në kuadër të samitit të Aleancës në Çikago ai u takua me kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha në të cilën theksoi se NATO ka punë të pakryer ndaj Republikës së Maqedonisë që nga samiti në Bukuresht.

Ivanov iu referua kritereve të plotësuara për anëtarësim, për sjelljen tonë de fakto si anëtare në aspektin e anëtareve, dhe veçmas në aktvendimin e Hagës, i cili, potencoi se kërkon qasje më ndryshe nga partnerët. Konstatimi nga Bukuresht është i paqëndrueshëm dhe ai mund të ndyshohet vetëm në samit, theksoi Ivanov në takimin me Jansha. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button