Anketë, ja sa e duan si vend aleat Rusinë, qytetarët e Maqedonisë

Qytetarët e Maqedonisë, gjithnjë dhe më shumë e shohin Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatë të Maqedonisë, ndërkohë që për Rusinë ky vlerësim shkon duke u ulur Kështu thuhet në rezultatet e hulumtimit të “Bashkimi Evropian në buzë të kthimit në Republikën e Maqedonisë” që u publikua sot në Shkup, njofton Portalb.mk.

“41% e anketuesve vlerësojnë se Bashkimi Evropian është bashkëpunëtori më i mirë i Maqedonisë, 16,6 për qind e të anketuarve vlerësojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkëpunëtor më të mirë, ndërkohë që për Rusinë vlerësojnë 13,8 për qind”, tha Zoran Neçev.

Neçev gjithashtu njoftoi se nëse në vitin 2016 si përkrahës të mirë të Maqedonisë e kanë parë Rusinë 6,2 për qind e të anketuarve, ky numër është përgjysmuar pasi që më vitin 2017 Rusinë si përkrahës të Maqedonisë e shohin 3,7 për qind e të anketuarve.

Ndërkaq, nëse përkrahja e SHBA-së, BE-së dhe Rusisë krahasohet me përkatësinë partiake të të anketuarve: “Simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së e perceptojnë Rusinë so aleat të dytë të Maqedonisë (23,4%) ndërsa kjo përqindje është e rëndësishme edhe nga përkrahësit e Të Majtës (Levica) (16,7%)dhe Lidhjes Social Demorkate të Maqedonisë (9,2%)”.

Nëse përkrahja e Maqedonisë nga BE më vitin 2016 është parë nga 21,8 për qind e të anketuarve, ky numër më vitin 2017 ka arritur në 38,1 për qind.

Sa i takon përkatësisë kombëtare, 61,5 për qind e të anketuarve shqiptarë e shohin BE-në si aleat më të mirë të Maqedonisë, ndërkohë që maqedonasit përfshihen me 36,4%.

Sipas të njëjtit hulumtim, shqiptarët BE-në e shohin si më ndikues në Maqedoni, (53,4%)  ndërkohë që maqedonasit e shohin SHBA-në (43,5%).

Ky hulumtim është realizuar në bashkëpunim me Institutit për Demokraci “Societas Civilis” dhe Fondacionit “Konrad Adenauer Stiftung” dhe ka përfshirë rreth 1,100 anketues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button