Ambasada ruse në Twitter: Pala maqedonase do t’i bart pasojat e dëbimit të diplomatit rus
Pala maqedonase do t’i bart pasojat e dëbimit të diplomatit rus, publikoi sonte ambasada ruse në Maqedoni në Twitter pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme që ta largojë një diplomat rus për shkak rastit Skripal, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria solli vendim që ta dëbojë diplomatin rus. Përgjegjësinë e plotë nga ky provokim dhe aktin armiqësor pa precedent në marrëdhëniet ruso-maqedonase do t’i bart pala maqedonase”, publikoi ambasada ruse në Twitter.
Македонское правительство @VladaMK высылает российского дипломата из Скопье. Исключительно недружественный, ничем не оправданный шаг, не имеющий прецедентов в российско-македонских отношениях. Ответственность за его последствия целиком ложится на македонскую сторону pic.twitter.com/rONdmeeEsr
— Посольство России МК (@Russian_Emb_MKD) 26 March 2018
Maqedoni, MPJ dëboi një diplomat rus pas konsultimit me BE-në dhe NATO-n