Tadiq i uron fitoren Nikoliqit
![Boris Tadiq i uroi zgjedhjen për president Tomislav Nikoliqit](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/F8D14872425079363CE05027208A9986.jpg?fit=480%2C260&ssl=1)
Boris Tadiq i uroi zgjedhjen për president Tomislav Nikoliqit.
Ai tha se fitorja ishte fer.
“Nuk jam i dëshpëruar, kohë e rëndë është pas nesh, katër vite të problemeve të mëdha. Ishte rëndë të shpjegohen të gjithë pengesat dhe sfidat. Kur të kalojë koha, të gjithë do ta kuptojnë se e pagova çmimin e të gjithë problemeve”, deklaroi Tadiq.
Ai gjithashtu pranoi se nuk do të jetë kryeministër i ri i Serbisë. /Portalb/