Burg për pafajësinë

Nuk ka ndodhur në përralla dhe as nëndonjë film triller, por në fqinjin tonë, Maqedoni. 11 shqiptarë, banues tëfshatit Sopot janë dënuar me mbi 150 vjet burg nën akuzën e terrorizmit, përshkak të një shpërthimi të një mine në fshatin e tyre, ku humbën jetën dyushtarë polakë dhe një shoqërues, të gjithë të huaj. Ngjarja ka ndodhur në kufime Serbinë. Gjykata e ka dhënë vendimin dhe shqiptarët, si shtetas të Maqedonisëkanë vuajtur vite të tëra në burg. E gjitha në bazë të një dëshmie të njëpersoni, e cila ka rezultuar se është marrë në kushte të torturës dhe më pasnga Prokuroria Speciale është vlerësuar se nuk ka qenë gjë tjetër, përpos se njëdëshmi e rreme. Pas 15 viteve të kaluara në qeli, pasi iu është vënë në ballëpadrejtësisht fjala “terroristë”, ata janë liruar që të gjithë, pasi nuk kaprova për fajësinë e tyre. Kur janë liruar, njëri rezulton se ka ndërruar jetëgjatë kësaj kohe, kurse plagët e të tjerëve janë të paimagjinueshme. Një nga tëburgosurit padrejtësisht, të liruar tashmë ka thënë për mediat se gjatë kësajkohe i ka ndërruar jetë nëna, ndërsa jeta e tyre ishte kthyer në një ferr të vërtetë.

Pasojate parikuperueshme

Njeriu nuk është çelik dhe as gur, porprej gjaku dhe mishi. Nëse atij i vendosim një emërtim me konotacion negativ,do t’i dhembë. Në kohët e sotme, moderne, privimi i lirisë është vetëm A-ja,por ajo që dhemb më shumë është shpirti, për shkak të rëndesës së fajit.Makbethi te Shekspiri me siguri nuk do të ndihej i tmerruar nëse në shpirtin etij nuk gëlonte vuajtja nga krimi i ndodhur. Kështu ndodh me çdo person në shoqëri.Kështu ndodhi edhe me shqiptarët e arrestuar në këtë rast, duke u gjykuar në mënyrëtë padrejtë. Pasojat ndër ta janë thuajse të parikuperueshme. Dëmi moral ështëi madh. Njeriu është zvetënuar dhe zhbërë thuajse totalisht nga lëkura e njerëzores.Nuk është një, as dy, por 15 vite të kaluara në izolim dhe me zemrën e mbushurme faj dhe rëndesë, pa qenë fajtor.

Lëkurëe shqiptarit

Stigma shoqërore në Maqedoni ekonsideron shqiptarin akoma si një “qenie inferiore”, e cila shihet si “qenieqë nuk meriton të drejta”. Duke qenë se shumica e shqiptarëve janë të besimitmysliman, ata shihen si të afruar për nga veprat terroriste dhe ndaj u janë lëshuarakuza të tilla. Por i tillë perceptim nuk është gjë tjetër përpos se njëparagjykim. Pa mohuar faktin se ka shqiptarë të përfshirë edhe në akte të rënda,por s’mund të jetë një shoqëri e tërë nën kriminalitet, ashtu siç konsiderohenpadrejtësisht. E vërteta, siç edhe ka dalë në dritë është se edhe maqedonasitmund të jenë terroriste dhe aktet e terrorit ata i kanë shfaqur hapur në parlament,janë imponuar karshi etnisë tjetër që jeton bashkë me ta, duke mos kaluarligjin e gjuhëve dhe duke i mbajtur nën kërcënim dhe shantazh të vazhdueshëm.Sepse në shtetin që quhet Maqedoni, lëkura e shqiptarit quhet se vlen më pak seajo e maqedonasit.

Dehumaniteti

Shoqëria njerëzore, kudo jeton, në çdoshtet është përballur dhe përballet me dehumanitet. Në Maqedoni ka të tillaveprime nga shteti. Duke biseduar me një person në Shkup, më thoshte se kushtetnë burgjet e shtetit maqedonas janë ndër më skandalozet që mund të shohësh.Torturat dhe veprat e rënda të kryera nga përfaqësues shtetërorë ishin të rëndadhe për këtë dëshmojnë ata persona, të fajshëm apo të pafajshëm që ditët e tyremë të mira të jetës i gdhijnë ndër qelitë e Idrizovës apo ndonjë burgu tjetër nështetin tonë fqinj. E të dënohesh pa pasur faj, më 2018, kjo ndodh në Maqedoni,në Ballkanin e dashur, ku të gjithë shohin të gjithë si armiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button