Aksident i rëndë në Tiranë, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit. Një makinë tip “BMV” seria 3 me traga AA 366 DD ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka plagosur dy kalimtarë të rastit.

Dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin ushtarak ku po i nënshtrohen ndërhyrjeve të nevojshme kirurgjikale. Burime paraprake nga policia bëjnë të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të automjetit teksa po merrte kthesën për në rrugën e Elbasanit.

Burime konfidenciale po ashtu bëjnë të ditur se drejtuesi i automjetit një djale i ri rreth 25 vjeç, nuk ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia ka shoqëruar 25 vjeçarin në ambjentet e policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes pasi ndaj drejtuesit të mjetit rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe plagosje e rëndë e dy qytetarëve. /klantv


Lajme të ngjashme

Back to top button