‘Progres’ qeveria të ndal sulmet ndaj sektorit civil

Instituti për demokraci sociale Progres, në mënyrë të ashpër demanton lajmet pa autorë që u paraqitën më 19.05.2012  në disa media elektronike sipas tyre, të afërta me pushtetin.

“Progres demanton se ka botuar çfarë do lloj ankete me rejting të partive politike.Ky nuk është sulmi i parë ndaj kredibilitetit tonë, nga makineria e propaganduese e qeverisë” , thuhet në demant.

Mediat e papërgjegjshme do të ballafaqohen me ligjin dhe pasojat e tij për konstrukcione të rreme dhe manipulimet propaganduese, të cilat janë të inspiruara nga shtabe partaike, thuhet në demantin e Institutit për demokraci sociale ‘Progres’.

Progres apelon deri te qeveria që për rritjen e pamohueshme të pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisë, të mos kërkojë fajtor te sektori joqeveritar.

“Mendimi negativ që qytetarët kanë për politikanët në pushtet nuk do të ndryshohet me sulme ndaj sektorit joqeveritar dhe instituteve që hulumtojnë opinionin publik” thuhet në komunikatën e Insitutit Progres. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button