Poposki, Greqia nuk na demotivon dot

Bllokimi i Maqedonisë nga ana e Greqisë nuk do të ndalon qëllimet e Maqedonisë për tu anëtarësuar në NATO, ka deklaruar ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki  për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA.

Sipas tij, Maqedonia që nga viti 2008-të i ka plotësuar kriteret për tu bërë anëtar i NATO-s dhe se vendimi për anëtarësim varet vetëm nga vullneti i një vendi anëtar, që edhe ligjërisht është obliguar se nuk do të bllokoj anëtarësimin tonë në NATO, ka deklaruar Poposki.

Si vend konstruktiv dhe me përgjegjësi nuk do të lejojmë që një vend të na zhgënjen në qëllimet tona, dhe të na mbaj peng dhe të gjenerojë jostabilitet, thotë Poposki.

Ai vlerëson se në Greqi nuk ekziston aryeshmëri sepse nuk  i dëgjojnë porositë e Bashkimit Evropian, Maqedonia të bëhet vend i plotfuqishëm i NATO-s.

‘E degradojnë Gjykatën e Kombeve të Bashkuara, nuk i plotësojnë obligimet e tyre, ndërsa nënshkruajnë marrëveshje për ti hudhur më pas në shportë. Është skandaloze të shprehet një qëndrim me të cilin në mënyrë të vetëdijshme shkel kornizën e së drejtës ndërkombëtare, të cilën vetë e imponuan  duke shpikur një kontest para 20 viteve. I njëjti mund të mos ekzistonte, siç edhe nuk ekziston në vende normale, p.sh. në Belgjikë, e cila ka province të njëjtë me emrin e Luksemburgut, që është shtet , ka deklaruar Poposki për MIA-n.’

Lajme të ngjashme

Back to top button