Krerët e Shtetit në SHBA, Berisha e Topi shmangin takimin

Edhe pse Presidenti i Republikës dhe Kryeministri shqiptar ndodhen në dy evente të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krerët më të lartë të shtetit shqiptar do të shmangin një takim të mundshëm edhe përtej Atlantikut. Në kohën që Presidenti i Republikës, Bamir Topi, merr pjesë në debatin e Nivelit të Lartë me temë: “Gjendja e Ekonomisë Botërore” në Organizatë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Sali Berisha do të marrë pjesë në samitin e NATO- s në Cikago. Nga axhenda e e të dy personaliteteve të larta mësohet se
 
Presidenti Bamir Topi nuk do të marrë pjesë në punimet e Samitit të Çikagos, ndërsa Kryeministri mbërrin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kohën që pritet të mbyllë aktivitetin Organizata e Kombeve të Bashkuara. Me sa duket presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha nuk do ta shfrytëzojnë rastin që të takohen gjatë punimeve të Samitit të NATO-s, pasi Kreu i Shtetit shqiptar do të kthehet për në atdhe pas fjalës së mbajtur në punimet e konferencës që po mbahet për gjendjene ekonomike botërore.
 
Nga ana tjetër kryeministri Berisha dhe delegacioni shqiptar do ti bashkohet punimeve të Samitit të Çikagos, në të cilin marrin pjesë Presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare të NATO-s. /Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button