Një strugan gjendet i vdekur në Ohër

Mbrëmë rreth orës 21.30 në SPB-Ohër, nga një qytetare e Ohrit, është lajmëruar rasti se një person që rrinte në shtëpinë e saj me qira nuk lajmërohet në telefonin mobil si dhe nuk e hapë derën të cilën e kishte mbyllur nga brenda.

Pas këtij denoncimi ekipet policore shkuan në vendngjarje dhe hapën derën ,ndërsa qiraxhiu C.GJ (1963) nga fshati Jabllanicë i Strugës u gjend i vdekur, konfirmojnë nga Policia.

Vdekjen e këtij qytetari e vërtetoi edhe mjeku ndërsa në vendngjarje doli edhe Prokurori si dhe Gjykatësi hetues.

Ndërsa trupi i të ndjerit me urdhër të Gjykatësit hetues i është nënshtruar obduksionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button