Qeveria vendosi,do të nostifikohen diplomat nga Kosova

Qeveria ka miratuar vendimin me të cilin do tu nostrifikohen diplomat e studentëve që kanë kryer studimet në universitetet e Kosovës. Zv/ministri i arsimit Safet Neziri bëri me dije se janë rreth 200 studentë që presin nostrifikim të diplomave.

“Me një vendim të posaçëm, në mbledhjen e djeshme të qeverisë është sjellë vendimi për rregullimin dhe tejkalimin e problemeve, të pranimit të diplomave të cilët kanë diplomuar në Republikën e Kosovës, do të thotë se do të pranohen diplomat e studentëve tanë që kanë diplomuar në Republikën e Kosovës. Pas këtij vendimi fillon procedura e mëtutjeshme teknike dhe organizative  në drejtim të rregullimit të dokumenteve të të gjithë atyre kandidatëve që i kanë dorëzuar për nostrifikimin e diplomave të tyre” ka thënë Neziri duke theksuar se brenda vitit gjithçka do të përfundojë.

Aktualisht studentët të cilët kanë diplomuar në universitetet e Kosovës kanë shumë probleme për shkak se në Maqedoni nuk u pranohen diplomat, problem ky që u paraqit  pas pavarësimit të Kosovës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button