Maqedonia serish provokon bullgarët

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë përmes një komunikate  ka reaguar ashpër  ndaj disa dukurive të fundit në Maqedni që sipas tyre janë antibullgare.

Duke menduar për protestën e anëtareve të opozitës maqedonase për emërtimin e rrugëve të Shkupit, ku ata kanë bërtitur kundër vendosjes së emrave bullgarë nëpër këto rrugë, MPJ e Bullgarisë thotë se në Shkup, përsëri është përdorur emri i Bullgarisë dhe i bullgarëve në kontekst negativ.

“Për fat të keq, nëpër ngjarjet publike në Shkup po përdoret sërishmi në kontekst negativ, emri i Bullgarisë dhe i bullgarëve. Jemi të brengosur nga këto dukuri në Republikën e Maqedonisë. Këto dukurish janë në kundërthënie me principet dhe normat evropiane të sjelljes politike, demonstrojnë stereotipa nga e kaluara dhe nuk janë në pajtim me përcaktimin e shoqërisë në Maqedoni për t’i ndarë vlerat evropiane dhe për t’iu bashkëngjitur familjes së përbashkët evropiane” thuhet në reagimin e MPJ-së bullgare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button