Daneva: Të ndërmerren masa për reforma në administratën e partizuar

Masat të cilat i propozon LSDM-ja, e për të cilat opinioni është i informuar, ndërlidhen për tre elemente në reformat, përmirësimin e kapaciteteve të administratës, përmirësimin e kushteve për punë dhe masat për mbrojtjen nga partizimi, thekson Ana Pavllovska Daneva nga LSDM-ja.

“LSDM-ja deri te Qeveria dhe deri te Komiteti për reforma në administratën publike parashtroi nismë me propozim masash për reformë të tërësishme të administratës publike. Të ballafaquar me faktin se administrata në Maqedoni është e stërmbushura, e partizuar dhe joefikase, konsiderojmë se është e domosdoshme që të ndërmerren masa për reforma të mëdha”. Këtë në pres-konferencën e sotme e deklaroi nënkryetarja e LSDM-ja, Ana Pavllovska Daneva. Ajo theksoi se vendosja e tillë e shërbimeve shtetërore, vështirëson jetën e qytetarëve dhe për këtë shkak rritet pakënaqësia e tyre.

“Masat të cilat i propozon LSDM-ja, e për të cilat opinioni është i informuar, ndërlidhet për tre elemente në reforma, përmirësim të kapacitetit të administratës, përmirësim të kushteve për punë dhe masave për mbrojtje nga partizimi. Me masat rrënjësisht do të përmirësohet kapaciteti i punonjësit administrativ, do t’i rritet motivi për punë dhe do të përmirësohet cilësia e shërbimeve”, tha Pavllovska Daneva.

Ajo përmendi se nëse Qeveria qëndron kundër masave, ajo nuk qëndron kundër opozitës, por u qëndron në rrugë qytetarët gjatë realizimit të së drejtës për shërbim të shpejtë dhe cilësor. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button