Borisov: “Maqedonia Veriore” i papranueshëm, pastaj do thonë Bllagoevgradi është maqedonas

Bullgaria është kundër emrit me përcaktim gjeografik si zgjidhje e mundur e kontestit me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, thekson kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Ai sqaron se emri si “Maqedonia Veriore” është tërësisht i papranueshëm, meqë me përcaktim të tillë përfshihen edhe territoret bullgare, që, sipas tij, do të ngre mundësitë për pretendime territoriale.

Në deklaratën për televizionin bullgar TV+ të transmetuar nga portali Blic tha se më shumë versione për emrin e Maqedonisë janë diskutuar me Bullgarinë, përfshi këtu edhe emrin “Maqedonia Veriore”.

“Gjatë konsultimeve të ndryshme, të cilat janë bërë me ne, janë diskutuar variante të ndryshme. Përsëris njëra nga variantet, të cilat dështuan për mua, ishte për Maqedoninë Veriore, dhe unë thash, se kjo është e papranueshme, sepse nesër do thonë se Bllagoevgradi është maqedonas”, shtoi Borisov. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button