Maturantë, ja rregullat e provimit të maturës

-Në ditën e provimit ekstern, nxënësit duhet të jenë në shkollën e tyre në orën 9:30.

-Maturantët duhet të kenë dokument për identifikim me fotografi, letërnjoftim, pasaportë ose librezë shkollore me fotografi dhe vulë nga shkolla amë.

-Të mos mbajnë asgjë me vete, sende personale (çanta, celularë, iPod, organizerë, kalkulatorë) ti lënë në vendin e paraparë.

-Në 15 minutat e para të provimit, të kontrollojnë nëse testi është në rregull!

-Gjatë provimit maturantëve u lejohet: të përdorin stilograf të kaltërt, të konsumojnë ujë ose pije joalkoolike, nëse ka nevojë mund të përdorin mjete për gjeometri.

-Maturantët mund ta lëshojnë hapësirën ku japin provimin nëse kanë nevojë të domosdoshme, por, nuk mund të vonohen më tepër se 5 minuta.

-Maturantëve nuk u lejohet të përdorin celularë, gjegjësisht çfarëdo pajisje elektronike, nuk u lejohet të kenë letër, të konsultohen dhe të merren vesh me kandidatët tjerë, nuk guxojnë të përshkruajnë, e as të lejojnë që nxënësit tjerë të përshkruajnë nga ata.

-Nuk lejohet sjellje e pahijshme ndaj organizatorëve  ose kandidatëve tjerë, shkrimin e shenjave dhe përmbajtjeve të pahijshme në testin dhe në listën e përgjigjeve.

-Nuk lejohet të shkruhen shenja ose përmbajtje që tregojnë identitetin e kandidatit.

-Nëse kandidati then ndonjë prej rregullave, testuesi do ti tërheq vëmendjen, ndërsa më pas do të ndërpret provimin. Në këtë rast, pason anulim i të gjithë provimeve të maturës shtetërore dhe ndalim për hyrje në afatin e ardhshëm.

-Nëse kandidati hyn në provim për kandidat tjetër, nuk e dorëzon materialin ose sillet në mënyrë të pahijshme ndaj organizatorëve, gjithashtu pason anulim i të gjithë provimeve të maturës shtetërore dhe ndalim për hyrje në afatin e ardhshëm./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button