Kryeministri grek, Cipras kërkon aleatë të rinj pas hendekut në qeverinë e koalicionit

Kryeministri grek Aleksis Cipras e pranon idenë e partisë greke Potami për formimin e një Këshilli për siguri kombëtare dhe të hënën do të takohet me Stavros Teodorakis i cili që nga dhjetori i vitit 2016 e ka dorëzuar propozim ligjin për këshillin.

Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, këtë hap të Ciprasit, mediat në Greqi e komentojnë në mënyra të ndryshme.

Sipas informacioneve të portalit “Iefimerida”, kryeministri grek është në kërkim të gjetjes së aleatëve të rinj për interesa nacionale pas informacioneve se grekët e pavarur lidhur me emrin kanë pozicion ndryshe nga Panos Kamenos.

“Informacione mirë të informuara tregojnë se Aleksis Cipras si asnjëherë më parë deri më tani nuk ka pasur nevojë për aleat në parlament për problemet me Maqedoninë. Raportet me Panos Kamenos kanë arritur deri në qorrsokak, partneri i koalicionit në mënyrë kategorike ka deklaruar se nuk do pranojë emër për Shkupin nën termin Maqedoni dhe tashmë ka qëndrim të qartë nga ai i kryeministrit”, shkruan “Iefimerida”.

Televizioni grek “Star” gjithashtu e lidh takimin me çështjet kombëtare dhe hendekun midis Cipras dhe Kamenos, por edhe në lidhje me ushtarët grekë të arrestuar në Turqi, pasi gabimisht, për shkak të kushteve të këqija, hyri ilegalisht në territorin turk të premten në Evros.

Gazeta “To Vima” ndërkohë komenton se Cipras e mbështeti propozimin e Theodorakis dhe jo të Micotakis, i cili, duke folur në Parlamentin grek në seancën e mbajtur pardje, gjithashtu kërkoi formimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Çështja e emrit, Greqia dhe Maqedonia me qëndrime të kundërta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button