Zv/kryeministri Osmani thotë se negociatat për emrin janë në fazë kritike
Javën e ardhshme shefi i diplomacies greke, Nikos Kocijas do të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, konfirmon për Alsat, zv/kryeministri Bujar Osmani. Osmani vlerëson se negociatat janë në fazë kritike dhe apelon për inkuadrim të konstant të të gjitha palëve përfshirë edhe komunitetin ndërkombëtar dhe i fton që të japin oferta deri sa të gjendet një zgjidhe e pranueshme për të dyja palët, njofton Alsat M.
Mendoj se ky komunikim i drejtpërdrejtë është shumë i rëndësishëm, pa paragjykuar se çka do të jetë epilogu i bisedimeve. Por natyrisht nuk mund të ketë zgjidhje pa kontakte të përditshme dhe përfshirje të të gjitha palëve për të ndihmuar këtë proces. Ne tani jemi në fazën më kritike të procesit dhe këto periudha janë zakonisht më të vështirat për t’u tejkaluar dhe këtu gjithsecili mund të ndihmojë dhe të jep kontributin e vetë -deklaroi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.