Që të mos gjykohet Nikolla Gruevski, Jovo Vangellovski mban nën okupim sallën e madhe të Supremes

Gjykimi për rastin më të madh të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Titanik” ku hetohen keqpërdorimet me procesin zgjedhor, ku të akuzuar janë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e afërt të tij, që është caktuar për më 2 prill rrezikohet të mbahet – sepse nuk ka sallë të madhe. E vetmja sallë që do të plotësonte nevojat e seancës gjyqësore për këtë rast, nuk lejohet të shfrytëzohet nga kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, njofton Portalb.mk.

Sipas kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Ivan Xholev dhe gjykatësit të “Titanik”, Osman Shabani të cilët deklaruan për SDK, kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski është fajtori kryesor se pse mungon salla e mbajtjes së seancës për “Titanik”.

Problemi është tek ajo, se as në Gjykatën e Apelit nuk ka sallë aq të madhe sa ajo e Supremes ku do të mund të hynin  21 të akuzuarit, gazetarët dhe publiku. Opsioni i vetëm është salla e madhe në ndërtesën e madhe prej baroku të Gjykatës Themelore Shkupi 1, por sipas asaj që paralajmëroi Xholev kjo do të mund të përdorej nëse deri më 31 mars do të mund të përgatitet dhe shpërngulen tek e njëjta.

Për këtë veprim të Vangellovskit, moslëshimin e sallës së madhe, askush nuk ka dërguar ankesë te Këshilli Gjyqësor.

Në këtë raport, ish kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski më parë ka dërguar ankesë te Këshilli Gjyqësor për ish kryetaren e Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkova – e cila nuk kishte lejuar që të mbahet seancë në gjykatë për “Lagjen e Trimave”. Me vendim qeveritar, i nënshkruar nga ministri i atëhershëm i Financave, Zoran Stavrevski salla e Gjykatës Supreme Pançevskit iu dha a kurse Nedellkova u gjend para shkarkimit të para organit tashmë jofunksional, Këshilli për Verifikimin e Fakteve.

Megjithëse amullisë se a do të mbahet ose jo seanca e 2 prillit për rastin “Titanik” sërish gjykatësi Shabani tashmë ka dërguar njoftimet për të njëjtën deri te akuzuarit, avokatët mbrojtës së palës së akuzuar dhe te dëshmitarët.

Përndryshe, lënda “Titanik” është rasti i parë që e zbuloi PSP, ndërsa ka të bëjë në dhjetëra vepra lidhur me parregullsitë zgjedhore. Janë të akuzuar ish funksionarë midis të cilëve edhe Nikolla Grievski, Martin Protuigjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska. Ata janë të dyshuar nga PSP për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

222222222

PSP zbuloi me dhjetëra llogari bankare të Gruevskit dhe Peshevskit, 10 milion denarë të depozituara

1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button