Forbs: Pronari i Amazon, miliarderi i parë me pasuri mbi 100 miliarëd dollarë

Drejtori ekzekutiv i Amazonit, Xhef Bezos e kryeson rang-listën e sivjetme të miliarderëve, të cilën e përpilon revista “Forbs”.

Me pronë personale prej 112 miliardë dollarëve, Bezos u bë personaliteti i parë në botë me pasuri më të madhe se 100 miliardë dollarë. Ai e përmirësoi gjendjen e tij pronësore për 39 miliardë dollarë në krahasim me vitet e kaluara.

Xhef Bezos gjithashtu është pronar edhe i gazetës “Uashington post” dhe kompanisë ajrore Bllu orixhin.

I dyti në listë është themeluesi i Majkrosoftit, Bill Gejts me 90 miliardë dollarë, ndërsa i treti është investuesi Uoren bafet me 84 miliardë dollarë.

Europiani më i pasur është francezi i ranguar në vendin e katërt, Bernar Arno, i cili i posedon brendet “Lui Viton” dhe Sefora”.

Amerikanët janë më së shumti të përfaqësuar në listën prej 2.208 miliarderëve nga 72 vende. Në mesin e dhjetë të parëve janë edhe pronari i Fejsbukut, Mark Cukerberg dhe industrialistët, vëllezërit Çarlls dhe Dejvid Koh.

Presidenti amerikan Donald Tramp ra prej vendit të 544-t në vendin e 766-të, pasi që pasuria e tij u pakësua për 400 milionë dollarë dhe tani paraqet 7,1 miliardë dollarë.

Krahasuar me vitin e kaluar, 121 persona ranë nga lista, por në të, për herë të parë u gjendën 259 miliarderë.

Pasuria e përgjithshme e të gjithë miliarderëve në listë është 9,1 trilionë dollarë, mesatarisht nga 4,1 miliardë dollarë për njeri, që, sipas revistës “Forbs”, është rekord i ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button