Ambasadori Delawie deklarohet për demarkacionin: e pranoj se jam fajtor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, gjatë një interviste dhënë “KosSev”, ka folur për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin kufitar Kosovë-Mali i Zi.

Ai është pyetur rreth asaj se në një postim në Twitter ka shkruar se ratifikimi i marrëveshjes është më afër së kurrë më parë, duke shpresuar se do të përfundojë gjatë kësaj jave, transmeton Telegrafi.

“E pranoj se jam fajtor për faktin që jam optimist. Nuk duhet t’i futeni diplomacisë nëse nuk jeni optimist. Mendoj se është fakt që asnjëherë më parë nuk kemi qenë më afër sesa që jemi sot për të votuar pozitivisht në Kuvend, pasi 80 ose më shumë vota duhen në favor të kësaj marrëveshje për Demarkacionin. Do të jem optimist dhe do të them se do të votohet pozitivisht këtë javë, dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”, ka thënë Delawie.

Ai ka thënë se është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Pa marrë parasysh nëse jeni serb i Kosovës, shqiptar, goran apo rom, është në interes të të gjitha komuniteteve që të kalojë kjo marrëveshje. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar disa ditë më parë derisa ishte këtu se votimi i shënjimit të kufirit do të ‘zhbllokonte’ liberalizimin e vizave.

Mendoj se kjo çështje ka thithur shumë oksigjen politik në Kosovë gjatë këtyre viteve të fundit, duke bllokuar gjërat tjera të rëndësishme të bëhen pasi e gjithë energjia është konsumuar në këtë çështje. Parlamenti mund ta votoj, aprovoj, dhe më pas kjo do t’i jepte mundësi Deputetëve të Parlamentit të vazhdojnë me gjëra tjera të rëndësishme siç është sundimi i ligjit, arsimi dhe shëndetësia”, ka thënë Delawie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button