Sot do të gjykohet Ismaili, shqiptari që dogji flamurin e Maqedonisë

Gjykimi ndaj Mynir Ismailit, shqiptarit i cili dogji flamurin e Maqedonisë, do të mbahet sot në Gjykatën Themelore të Strugës.

Për aktin e kryer, Ismaili akuzohet se ka kryer vepra që nxisin urrejtje ndërnacionale, ndër-fetare dhe kundër simboleve shtetërore.

Gjykimi duheshte të fillojë më 18 maj por me kërkesë të vetë Ismailit ai u shty për sot. 
Ismaili nga fshati Shum i Strugës përpara godinës së komunës së Strugës më 23 janar të këtij viti doli dhe dogji flamurin e Maqedonisë.

Mynir Ismaili, fill pas këtij akti për mediat deklaroi, se veproi në këtë mënyrë si shenjë revolte ndaj fyerjeve dhe thirrjeve antishqiptare, në stadiumet dhe sallat sportive të vendit, sidomos i irrituar dhe provokuar nga parullat dhe thirrjet në kor kundër shqiptarëve në Kampionatin Evropian të hendbollit që u zhvillua në fillim të këtij viti në Serbi deklaronte atëherë ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button