Poposki- Konfliktet e Maqedonisë mund të përfshijnë Ballkanin

Vrasja e pesëfishtë në Maqedoni shkaktoi tensione etnike ndërsa çfarëdo lloj të konfliktit etnik në vend do të ketë efekt në gjithë Ballkanin, paralajmëron ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki. 

“Nëse arrihet qëllimi i Maqedonisë që të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-s, atëherë çfarëdo iniciativë për strukturat radikale do të zvogëlohet dhe do të shohim se si ai zhduket. Nëse e mbajmë këtë pasiguri juridike, atëherë sigurisht se çdokush që do të dëshirojë të zhvillojë çfarëdo agjendë radikale do të ketë më shumë hapësirë dhe më shumë mundësi. Tani është e nevojshme që të përqendrohemi në agjendën e reformave me perspektivë për tu anëtarësuar në NATO”, thotë Popovski në intervistë për gazetën turke Hürriyet.

Popovski flet edhe për procesin e euro-integrimit, duke theksuar se Maqedonia në mënyrë të padrejtë është lënë para dyerve të NATO-s për shkak të kontestit me emrin. Ai nuk është shprehur optimist për shënimin e përparimit në këtë drejtim. 

“Kjo pengesë nuk është vetëm e padrejtë, por edhe joligjore. Pasi që Gjykata ndërkombëtare për drejtësi mori vendim se praktika e tillë nuk është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, nuk ka logjikë të mbahet Maqedonia jashtë NATO-s. Diçka duhet të ndërmerret”, tha ministri Popovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button