Autokolona e ndihmës e OKB-së hyn në Gutën Lindore

Plotë 46 kamionë të konvojit të ndihmës së OKB-së kanë mbërritur në Gutën Lindore të Sirisë pas një vonese 3-orëshe për shkak të sulmeve të regjimit sirian të Bashar al-Asadit në zonë, raporton Anadolu Agency (AA).

Më herët, siç raportoi korrespodenti i AA-së, regjimi sirian refuzoi qasjen e konvojit të ndihmës së OKB-së në Gutën Lindore, që ndodhet në periferi të Damaskut.

Korrespodenti tha se konvoji me 46 kamionë arriti në një pikë pranë zonës së kontrolluar nga regjimi, por nuk ishte në gjendje të hyjë në qytetin Duma.

Një zyrtar nga zyra e OKB-së në Gjenevë, i cili kërkoi të mos emërohet për shkak të kufizimeve në bisedat me median, tha për AA se regjimi kishte penguar hyrjen e disa nga furnizimeve mjekësore duke hequr furnizimet nga gati 3 kamionë.

Guta Lindore, një periferi e Damaskut, për pesë vitet e fundit është nën rrethim dhe qasja humanitare në këtë rajon që është shtëpia e rreth 400 mijë banorëve, është ndërprerë plotësisht.

Në tetë muajt e fundit, forcat e regjimit sirian kanë intensifikuar rrethimin e tyre të Gutës Lindore, duke e bërë pothuajse të pamundur që ushqimet ose ilaçet të hyjnë në lagje dhe duke lënë mijëra pacientë në nevojë pa trajtim.

Të premten e kaluar, drejtori rajonal i UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Geert Cappelaere, tha se ata morën miratimin nga regjimi i Asadit për dërgimin e ndihmës për civilët e bllokuar në zonë, veçanërisht në qytetin Duma.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim 30-ditor pa vonesë në Siri.

Sipas Agjencisë së mbrojtjes civile Helmetat e Bardha, pavarësisht nga rezoluta e OKB-së për armëpushim, rreth 756 persona janë vrarë në sulmet e regjimit në zonat e rrethuara në dy javët e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button