Filloi gjykimi i El-Masrit në Strazburg kundër Maqedonisë

Filloi procesi gjyqësor i shtetasit gjerman, Khaled el-Masri kundër Maqedonisë në Strazburg. Daily telegraph zbuloi se një ish-ministër maqedonas është dëshmitar kryesor në gjykimin.

Edhe pse emri i tij nuk zbulohet, gazeta pohon se dëshmitari ka qenë ish-funksionar i lartë qeveritar i cili në deklaratën ka pranuar se Masri para shtatë viteve disa ditë është ndaluar dhe është marrë në pyetje në Shkup me urdhër të CIA-s. El Masri nga Shkupi është transportuar në Afganistan me dyshim se ka marrë pjesë në aktivitete terroriste.

Ekspertët komentojnë se deklarata është prova më e fortë e Masrit, edhe pse autoritetet në Shkup në vitet e kaluara mohonin se kanë përzier duart në këtë rast. 

Avokati i El Masrit, Filip Maderski, në mëngjes para se të hynte në gjykatë për TV Alfa pohoi se ekziston deklaratë të ish-funksionarit, por ai nuk dëshironte të zbulonte identitetin e tij. Pritet që me këtë gjykim të përfundojë procesi i plotë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button