Erdogan: Turqia dëshiron të hapërojë me Afrikën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot deklaroi se Turqia dëshiron të hapërojë me Afrikën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Duam të hapërojmë me Afrikën derisa po krijohet rendi i ri botëror”, tha Erdoğan nëpërmjet profilit të tij në Twitter pas turneut në katër vendet afrikane.

Erdoğan theksoi se ka realizuar biseda konstruktive dhe kontakte në Algjeri, Mauritani, Senegal dhe Mali. Ai gjithashtu tha se Algjerinë e sheh si “një ishull të stabilitetit politik dhe ekonomik të rajonit”.

“Ne do të rrisim miqësinë tonë në të gjitha fushat dhe do të arrijmë një pikë më të mirë, veçanërisht në aspektin e investimeve”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se Ankaraja planifikon të zbatojë projekte të përbashkëta me Mauritaninë në fushat e shëndetësisë, bujqësisë, medias dhe ndihmës humanitare.

“Ndërsa sektori ynë privat rrit investimet në Mauritani, ne synojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona bazuar në parimin ‘fito-fito'”, theksoi presidenti turk.

Erdoğan gjithashtu tha se përmirësimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Senegalin është një prioritet për Turqinë. Ai shtoi se është e rëndësishme që Turqia të balancojë volumin e tregtisë në Afrikë, por edhe ta rrisë atë.

“Jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për stabilitetin politik dhe ekonomik të Malit, vendin që për herë të parë e kam vizituar në nivel presidencial dhe përveç kësaj ne do të forcojmë vëllazërinë tonë duke rinovuar lidhjet kulturore dhe tregtare”, ka thënë Erdoğan.

Në fund, Presidenti turk theksoi se gjatë vizitës së tij në Afrikë u prit me ngrohtësi duke shtuar: “E duam Afrikën dhe vëllezërit tanë afrikanë pa asnjë rezervë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button