Kontesti me emrin Maqedoni – Greqi, gazeta greke: emër për të gjitha përdorimet

Emër i ndërlikuar, por në formë të një fjale të bashkuar, për të gjitha përdorimet propozon Athina në Projekt-marrëveshjen, sipas gazetës greke “Nea selida”.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, në tekstin, të paralajmëruar në ballinë si “Ekskluzive – shtatë pikat e propozimit grek deri te Shkupi”, gazetari i zbulon pozitat e Greqisë, të cilat në periudhën e fundit janë publikuar edhe në media tjera greke. Në lidhje me emrin, kjo të jetë në një fjalë, të përngjitur, pa përkthim, gazeta, i referohet edhe vendimit të Akademisë greke të shkencave dhe arteve prej para 14 viteve.

“Në çështjen për emrin, Qeveria greke propozon emër të ndërlikuar, pa përkthim për të gjitha përdorimet (erga omnes). Për shembull, vendi mund të quhet ‘Maqedoniaeepërme’, e jo ‘Maqedonia e Epërme’, gjegjësisht me dy fjalë. Vlen të përmendet se Akademia greke e shkencave dhe arteve në seancën pas dyerve të mbyllura më 11 nëntor të vitit 2014, vendosi të propozojë emër të ndërlikuar në një fjalë pa përkthim dhe siç u njoftua në vitin 2008 u vazhdua emri ‘Maqedoniaere'”, shkruan gazeta.

Në vazhdim, gazetari e përmend edhe shkurtesën “MK” të cilën “Greqia  nuk e pranon” dhe siç fqinji jugor, ndërkombëtarisht nga “Greece” e shfrytëzon shenjën “GR”, ashtu për vendin tonë, sipas gazetës, shkurtesa e re do të mund të jetë “GO” ose “GM” (nga Maqedoniaeepërme). “Nea selida”, në analizë, e përmend edhe identitetin.

“Në lidhje me identitetin e qytetarëve të vendit multinacional, ata do të mund të vetëidentifikohen si ‘qytetarë të Maqedonisësëepërme’, kështu që asnjë grup etnik nuk do të ndihet se është ‘nënshtruar’ ose i janë shkelur të drejtat”, shkruan “Nea selida”, njoftoi MIA.

Sipas gazetës, Athina zyrtare dëshiron zgjidhje të plotë të të gjitha çështjeve dhe mes tyre irredentizmin, veçanërisht në librat.

“Nea selida” komenton se me largimin e monumentit të Aleksandrit të Madh nga brendësia e aeroportit të Shkupit, hapet rruga për lidhje të sërishme ajrore të të dy vendeve.

“Fluturimi i parë pas 12 vitesh do të jetë diplomatik dhe do ta çojë Nikos Koxijas në Shkup, me siguri në mes të marsit”, shkruan gazeta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button