Me llambë dore vidhte të dashuruarit

Policia në Radovish ngriti kallëzim penal për vjedhje të rëndë  kundër 31-vjeçarit D.K nga fshati Voislavc.

Sipas MPB-së i akuzuari në periudhë prej gushtit të vitit 2011 deri në prill të vitit 2012, tek rruga e vjetër për në Shtip, ku në të shumtën e rasteve janë parkuar automjete me llambë dore u ka bërë dritë të dëmtuarve, e pastaj nga automjeti ua ka marrë çantat në të cilat ka pasur para, kartela debitorë, dokumente dhe telefona celular.

Në këtë mënyrë ai nga të dashuruarit ka marrë 101.500 denarë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button