Musa Xhaferi kërkon nga Vjena zhbllokimin e çështjes së emrit

Zëvendkryeministri dhe ministër i Vetëqeverisjes Lokale Musa Xhaferi sot qëndroi për vizitë në Vjenë, me ç’rast realizoi takim me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Eurointegrimeve i Austrisë, Michael Spindelegger.

Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe gjendja aktuale në vend dhe rajon kanë qenë temat për të cilat është biseduar në këtë takim.
Zëvendëskryeministri Xhaferri u shpreh se mbështetja e Austrisë për integrimin e Maqedonisë dhe rajonit në Bashkimin Evropian është shumë e rëndësishme. Ai tha se në realizimin e këtij qëllimi është më se i nevojshëm zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë fqinje dhe në këtë drejtim ka kërkuar angazhimin më të madhë të Austrisë dhe vendeve tjera të BE-së. 

“Biseduam për gjendjen aktuale te ne që lidhet me integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe padyshim njëra prej pengesave është çështja e gjetjes kompromisit me Greqinë, sepse, bllokada po krijon efekte të padëshirueshme në popullatën në përgjithësi. Unë insistova që zoti Spindeleger t’i animoj apo t’i involvoj më shumë kolegët e tij të Evropës, ministrat e jashtëm dhe të tjerë që të jenë më aktivë në Ballkanin Përendimore dhe më konkretisht në Maqedoni dhe Kosovë që janë probleme më të ndieshme dhe që shpejtë mund të dalin nga kontrolli, që të ndërmiret dicka që të mos lejohet të eskaloj situata”, u shpreh Musa Xhaferi.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi në Vjenë do të marrë pjesë edhe në Konferencën e dytë vjetore të Qendrës për Dialog Global dhe Bashkëpunim (CGDC). /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button