Urgjentisht të zbatohen rekomandimet e BE-së

Shoqata e gazetarëve sot prezantoi raportin e hartuar nga ana e grupit partnerik internacional për lirinë e shprehjes e cila muajt e kaluar ishte në Maqedoni dhe hulumtoi gjendjen me mediumet.

Në një pjesë të raportit qëndron se Maqedonia urgjentisht duhet t’i zbatojë rekomandimet e raportit të BE-së, të dekriminalizohet shpifja, ligjet të mos zbatohen në mënyrë selektive. 

“Të bëjmë trysni shtesë mbi Qeverinë që të veprojë sipas këtyre rekomandimeve dhe të përmirësohet gjendja në medium. Dua të them se ky raport nuk është final, puna e këtij misioni nuk përfundon këtu, u shpreh Naser Selmani kryetar i SHGM-së. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button