SHBA: Pheniani ka përdorur armë kimike

Departamenti i shtetit amerikan kumtoi se SHBA-ja ka konfirmuar se Pheniani është qartë se ka përdorur armë kimike në sulmin e kryer vitin e kaluar, kur u vra gjysmëvëllau i liderit verikorean Kim Xhon-un, Kim Xhong-nam.

Departamenti i Shtetit nuk jep sqarim për konkludimin e tillë, i cili u publikua më shumë se një vit pas vrasjes së gjysmëvëllaut të Kim Xhong-un, i cili vdiq në aeroportin ndërkombëtar në Malajzi në sulm, në të cilin, siç kumtuan autoritetet e atjeshme, është përdorur agjenc nervor Ve-Iks (VX).

Konkludimi se ndonjë vend ka përdorur armë kimike tërheq me vete restriksion të ndihmës financiare dhe ushtarake amerikane, ndërsa Koreja e Veriut veçmë është nën sanksione të ashpra nga SHBA-ja.

Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson në janar tha se SHBA-ja din se Pheniani përdor armë kimike.

Besoj se Koreja e Veriut në të kaluarën i ka furnizuar Sirinë dhe Libinë me teknologji dhe pajisje për prodhim të armës kimike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button