Policia braziliane konfiskoi 1.3 tonë kokainë, nuk ka të arrestuar
Policia braziliane njoftoi se ka konfiskuar 1.3 tonë kokainë të fshehur në kontejnerë në portin në Rio-de-Zhanejro.
Sipas policisë, kokaina është gjetur të martën, e fshehur në 28 çanta në dy kontejnerë. Tani për tani nuk ka të arrestuar.
Policia ngriti hetim që të konfirmohet prejardhja e drogës dhe se për kë ka qenë e dedikuar.