Prokurori Shvërgovski: Kemi dëshmi të sigurta për vrasësit në Smillkovcë

Prokurori publik Ljupço Shvërgovski ka deklaruar se nuk i përkrah protestat dhe se kërkon të lihen organet hetuese që ta përfundojnë aksionin “Monstrum”, transmeton TV Kanal 5.
 
Ai theksoi se prokuroria ka dëshmi solide të cilat tregojnë se kanë kryerësit e vërtetë dhe ndihmësit e vrasjes së pesë personave tek liqeni i Smillkovcës.

 “Procedurën e bazojmë në dëshmi të sigurta të cilët japin shkallë të lartë të dyshimit se janë po të njëjtit ata që i kemi lidhur me ngjarjen që ka ndodhur tek liqeni i Smillkovcës. Ka edhe masa të veçanta hetuese që kemi ndërmarrë në pjesën e përgjimit. Ato janë legjitime, është dhënë urdhër nga gjykatësi hetues me procedurë ligjore. Normalisht ato audio regjistrime na ndihmojnë në kryerjen e hetimit dhe ngritjen e tezave tona se për personat të cilët i akuzojmë në bazë të dëshmive me të cilat disponojmë ekziston dyshim i lartë se ato janë njerëzit që kanë kryer apo ndihmuar veprën penale” – deklaroi Shvërgovski. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button