Kosovë, arrestohen 5 persona për prostitucion

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë së Kosovës, pas hetimeve paraprake ka realizuar dy operacione, me qellim arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari penale, njofton Kallxo.com. Sipas një njoftimi të Policisë, në fshatin Vitomiricë të Pejës është  zhvilluar operacioni policor nën dyshimin e konsumimit të veprave penale: Mundësim ose detyrim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion.

Në një lokal që shfrytëzohej për masazh, dyshohet se shfrytëzohej edhe për veprimtari të kundërligjshme. Nga aty janë arrestuar katër të dyshuar: A.G. i gjinisë mashkullore (viti i lindjes 1991), A.G. (1984), i gjinisë mashkullore, V.T. (1992), i gjinisë femërore dhe F.D. (2001), i gjinisë femërore.

Dy të dyshuarit e parë  me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Me vendim të zyrtarëve kompetentë, lokali ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme është mbyllur.

Në operacionin tjetër të zhvilluar në fshatin Hajvali të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me inspektor të ATK-së  dhe zyrtarë kompetentë komunalë, në një lokal që shfrytëzohej për masazh është arrestuar i dyshuari:  F.Rr. (1990), i gjinisë mashkullore.

Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka trafikuar dy viktimat e gjinisë femërore me qëllim të shfrytëzimit për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Dy viktimave u është ofruar strehim dhe trajtim  sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit.

Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button