Gostivari rikonstruon me 100 mijë euro lagjen Zona VII

Komuna e Gostivarit këtyre ditëve ka filluar me realizimin e investimeve infrastrukturore në “Zonën VII”.  

Në këtë lagje e cila ndonëse gjendet në bërthamën urbane të qytetit dhe ka filluar të ndërtohet me të madhe prej më shumë se dy dekadash, ka munguar infrastruktura elementare urbane.

Pas investimeve që u bënë në dy vitet e kaluara, me ç’ rast u asfaltuan dhe u shtruan me pllaka betoni disa nga rrugët kryesore, për momentin punohet në rregullimin e një rrjeti rrugor me gjatësi mbi 700 metra dhe sipërfaqe të përgjithshme rreth 6000 m2.

Rrugët e lagjes do të shtrohen me asfalt, ndërsa në ato rrugë ku kushtet hapësinore lejojnë, do të ndërtohet edhe trotuar. Kostoja e përgjithshme e investimeve për këtë fazë në lagjen Zona VII, është mbi 100 mijë euro. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button