Osmani: Organizatorët e protestave të artikulohen politikisht që të jenë pjesë e ambientit demokratik

Rilindja Demokratike Kombëtare mbajti kuvendin zgjedhor në degën e Butelit, me ç’rast kuvendarët njëzëri zgjodhën për kryetar të degës pedagogun e gjuhës shqipe, Naser Curri dhe kryesinë 17 anëtarëshe.

Në kuvendnin zgjedhor të degës së RDK-së në Butel, morën pjesë kryetari Rufi Osmani, deputetët Izet Zeqiri dhe Flamure Kreci-Demiri, si dhe kryetari i degës së Çairit – Gykten Haziri.   
Kryetari Osmani në lidhje me protestat e fundit në vendbanimet shqiptare  tha se për dallim nga partitë tjera shqiptare, RDK-ja ka mbajtur qëndrim neutral dhe ka përkrahur protestat si shenjë e pakënaqësisë së qytetarëve në funksion të mos përsëritjes së gabimeve me marrjen në qafe të njerëzve të pafajshem për krimin e ndodhur në afërsi të Shkupit.

RDK mbetet parimore në qëndrimin e saj se krahas zbulimit të ekzektuesve të krimit në Smilkovc të Shkupit, duhet të zbulohen edhe porositësit e këtij akti kriminal dhe ata të marrin dënimin e merituar. Kryetari Osmani theksoi momentin që në organizime masive ku pjesëmarrës janë me mijëra qytetarë, detyrimisht duhet të dihen organizatoret që të njëjtit të mbajnë situatën nën kontroll dhe të mos lejojnë që elemente problematike t’i japin kahje të dëmshme protestës dhe më pas keto elemente të jenë shkas për ndjekje nga oragnet e rendit për veprime kunderligjore.

Osmani ripërsëriti qëndrimin e RDK-së se ajo është për bashkëpunim dhe forcim të opozitës shqiptare. “Ne kemi obligimin të bëjmë grupimin e tretë  politik shqiptar i cili do të duhet të bazohet në parime, rregulla dhe principe që do na bëjë të ndryshëm nga të tjerët. Ne e kemi lënë të hapur çështjen e bashkëpunimit edhe me partitë që kanë më shumë mandate politike se ne, sepse në instancë të fundit jemi të vetëdijshëm se pa një bashkëpunim etnik shqiptar, çështjet tona nuk mund ta marrin të mbarën”, potencoi kryetari i RDK-së.   

Në konstituimin e degës së RDK-së në Butel, folën edhe deputetët Izet Zeqiri dhe Flamure Kreci-Demiri, kryetari i degës së Çairit,  si dhe kryetari i posazgjedhur i kësaj dege, Naser Curri.

“Si pedagog i gjuhës shqipe, duke njohur veprën dhe rolin e rilindësve tonë kombëtar, e aq më tepër nga shkaku se në krye të partisë e cila mban emrin Rilindje është profesori I nderuar dhe I dëshmuar prej shumë herët në planin kombëtar, Rufi Osmani, prej formimit të kësaj partie u zotova që do t’i shërbejë me gjithë qenien time. Tani kur ma dhatë besimin që unë ta udhëheq degën e RDK-së në komunën e Butelit, marr përsipër se do të punoj me përkushtimin më të madh dhe së bashku me ju do të realizojmë programin e kësaj partie”, tha Naser Curri pas zgjedhjes së tij për kryetar dege./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button