Tramp: Do të hyja në shkollë në Florida madje edhe i paarmatosur

Presidenti amerikanë Donald Tramp, i cili para pak kohe ashpër e kritikoi reagimin e policisë pas masakrës në Florida, deklaroi se “madje edhe i paarmatosur do të hyja në shkollë” nëse do të kishte qenë aty.

“Nuk e dini derisa nuk ndodheni në një situatë të tillë, por mendoj dhe me të vërtetëp besoj se atje do të hyja madje edhe po mos të kisha armë”, theksoi Tramp në fjalimin e djeshëm deri te guvernatorët e shteteve federale amerikane në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi se beson se numri më i madh i të pranishmëve në hapësirë do të vepronte si ai.

takimi dimëror vjetor me guvernatorët në Uashington ishte përqendruar në pasojat nga maskara e 15 shkurtit që ndodhi në një shkollë në Parklenc, Florida, ku humbën jetën 17 nxënës dhe profesorë.

Trampi edhe një herë theksoi se nevoja për zbatimin e ligjit të ri për kontroll të armëve dhe për përmirësimin e sigurisë në shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button