Qeveria sërish në borxh

Kuvendi në seancën e sotme të 29-të votoi Ligjin e ri për huamarrje tek Banka Ndërkombëtare për Ridërtim dhe Zhvillim.

Me 51 vota për dhe 29 kundër u miratua ky ligj me të cilin do të bëhet financimi shtesë i Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale.

Vlera e përgjithshme e huas së re është 37 milionë euro.

Qëllimi i kësaj huaje është që të përmirësohet transparenca, qëndrueshmëria financiare dhe cilësia e kryerjes së shërbimeve komunale tek pjesëmarrësit komunal në projektin.

Opozita refuzoi ta mbështes këtë ligj për shkak të faktit siç thonë në komuna ka mjaft para për zgjidhjen e problemeve komunale. /portalb/


Lajme të ngjashme

Back to top button