Meksikë: 49 trupa të copëtuar në qese plastike

Policia lokale meksikane lajmëroi se ka gjetur 49 trupa, nga të cilët disa kanë qenë të copëtuar, në qese të zeza plastike, rreth autostradë në afërsi të qytetit industrial Monterrey, në veri të vendit.

Përfaqësues nga policia tha se dje në mëngjes janë gjetur 43 trupa mashkullor dhe gjashtë femra në rrugën San Juan, afër qytetit Rejnos, afër kufirit me SHBA.

Rasti hetohet përderisa mediumet lokale lajmërojnë se bëhet fjalë për një serial të përleshjeve brutale të narko bandave. 

Të mërkurën e kaluar ishin gjetur 18 trupa pa kokë dhe të copëtuar në afërsi të qytetit të dytë për nga madhësia në Meksikë, Guadalahara. Trupat ishin gjetur në dy vetura të braktisura, ndërsa me siguri bëhet fjalë për hakmarrje të një narko bande të fuqishme. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button