Së paku 15 të vdekur gjatë një fatkeqësie ajrore

Së paku 15 udhëtarë të aviokompanisë “Agni air” humbën jetën gjatë rrëzimit të një avioni në tentimin për të ateruar në pistën e aeroportit malor Jomson.

Avioni me 21 udhëtarë u rrëzua në veri të Himalajeve, ndërsa gjashtë të mbijetuar të cilët janë në rrezik për jetë me helikopter janë bartur në spitalin në qytetin Pokhara.

Aeroporti Jomson është i popullarizuar në mesin e turistëve dhe alpinistëve, ndërsa gjendet në 200 kilometra në veriperëndim të Katmandu. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button