Koteski: Radikalizmi fetar dhe terrorizmi, rreziqe bashkëkohore

Bota bashkëkohore në të cilën bën pjesë dhe Maqedonia ditëve të sodit ballafaqohen me kërcënime të reja asimetrike dhe rreziqe që janë në rritje si: terrorizmi, krimi i organizuar transnacional. Këtë konkludim e bëri shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Maqedonisë, Goranço Koteski në konferencën e parë profesionale-shkencore e ARM-së, “MILCON 2012”, me temë kryesore “Procesi i planifikimit dhe sjellja e vendimeve në operacionet bashkëkohore“. 

Gjenerali i ARM-së theksoi ndryshimet bashkëkohore që mund të paraqesin kërcënime për sigurinë globale.

“Bota e sotme bashkëkohore karakterizohet me ndryshime të shpejta komplekse dhe dinamike dhe ballafaqohet me kërcënime të reja asimetrike dhe rreziqe që janë në rritje si: terrorizmi, krimi i organizuar transnacional, përhapja e armës për armë masovike, radikalizmi fetar dhe ekstremizmi, migracion ilegal dhe sulme kompjuterike”, tha Koteski shef i SHM-së së ARM-së. 
Ai shtoi se sfidat si varësia energjetike dhe ndryshimet klimatike mund të kenë ndikim negativ në sigurimin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të pranishmëve iu drejtua dhe Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi.

“Integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE paraqesin prioritete strategjike të shtetit. Për plotësimin e këtij qëllimi vazhdimisht kontribuohet me përpjekje afatgjate në të gjitha sferat: atë politike, ekonomike, të mbrojtjes, të sigurisë. Maqedonia i plotësoi të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO dhe është plotësisht e gatshme për t’i ndërmarrë përgjegjësitë dhe obligimet të cilat dalin nga anëtarësimi në Aleancë” – tha Ministri i Mbrojtjes Besimi. 

Përfundimet që do të dalin nga kjo Konferencë planifikohet të sistematizohen dhe të transformohen në një dokument që do të përcakton drejtimin e veprimtarisë konkrete të institucioneve të Republikës së Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button