Para vendimit, bëni kujdes/ Këto janë 5 pjesët e trupit ku tatuazhi do të zbehet më shpejt!

Kur vendosim të realizojmë një tatuazh, mendohemi mirë për një arsye në veçanti: a do të pendohemi më pas? Tashmë, ekzistojnë metodat e eleminimit të tatuazhit nga lëkura, por le ta pranojmë që veçantia e një arti të tillë është pikërisht ‘përjetësia’. Tatuazhet zbehen, e detyrohemi t’i ridizenjojmë, por në këtë rast mos mendoni se mund të fajësoni gjithmonë klinikën apo artistin të cilit i keni besuar, shkruan Bordo.al.

Duhet të keni parasysh se pjesa e trupit ku vendosni të realizoni tatuazhin, ndikon shumë në jetëgjatësinë e tij. Kjo varet kryesisht nga lëkura dhe me aktivizimin e asaj zone në veçanti gjatë përditshmërisë. Ja pse, një nga pikat e para në listë është dora! Ekspertët shpjegojnë edhe më shumë detaje…

Pjesa e brendshme e gishtit

Zbehja do të vijë si pasojë e llojit të lëkurës në një pjesë të tillë. Është shumë e vështirë që boja të përqendrohet si duhet në pjesën e brendshme të gishtit. Kjo është arsyeja pse në 99.99% të rasteve, figura apo shkrimi i realizuar ngjason me të gjelbrën e turbullt.

Duart

Lëkura është e trashë në këtë zonë, por ka shumë pak dhjam ose muskul poshtë sipërfaqjes, çka do të çojë në zbehjen e tatuazhit më shpejt nga se e prisni. Nga ana tjetër, duhet theksuar se sa shpesh i përdorim duart, që do të thotë fërkimet dhe prekjet me çdo send përreth në përditshmëri, nuk e favorizojnë një tatuazh të qendrueshëm.

Këmbët

Për aq kohë sa jemi të detyruar të veshim çorape dhe këpucë, harrojeni që tatuazhi juaj të duket si ditën e parë, edhe pas shumë kohësh. Ekspertët shpjegojnë se kjo është e vetmja arsye, duke shtuar me shaka: “Nëse do të na duhej të ecnim zbathur përgjithmonë, do të zgjasnin aq sa kemi jetë!”

Brrylat

Këtu përfshihen sidomos ato që realizohen në pjesën e jashtme të brrylit. Për aq kohë sa pa menduar, i mbështesim brrylat mbi tryezë apo kudo tjetër që ndihemi rehat, nuk mund të pretendojmë jetëgjatësi të tatuazhit.

Sqetulla apo pjesa e brendshme e krahut

Fillimisht, janë zonat më të pranishme dhe të ekspozuara ndaj djerësës, përgjatë (pothuajse) gjithë kohës. Përpos kësaj, lëvizja e krahut përqendrohet kryesisht në fërkimin e këtyre dy zonave me pjesën anësore të trupit, që nuk favorizon së shumti tatuazhin në pjesë të tilla.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button